
Një person është arrestuar të hënën pasi që dyshohet se të dielën, më 17 tetor, pas përfundimit të procesit zgjedhor, kishte shtënë me armë në sheshin e Skënderajt, përcjell Insajderi.com.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një revole dhe një karikator me pesë fishekë.

Pamje nga festa e PDK-së në Skënderaj.
Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari është liruar për në procedurë të rregullt.
“Pas një pune hetimore me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me një karikator dhe pesë fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Pas këtyre rezultateve, aktivistët e këtij subjekti politik kishin dalur që ta festojnë fitoren duke shtënë disa herë me armë zjarri, ku një person është lënduar.
Nura kishte për kundërkandidat Bekim Jasharin i cili ishte kandidati i pavarur dhe Sokol Halili, po ashtu i pavarur./Insajderi.com