Prizreni është tronditur mbrëmjen e së martës ku baai dhe e bija u gjetën të vdekur.
Kjo tragjedi dyshohet se kishte ndodhur me armën e shtetit. 52 vjeçari ishte zyrtar i Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shabvan Osmanollaj, deklaroi se fqinjët e kishin lajmëruar rastin pas krismave.
“Familjarët dhe fqinjët kanë lajmëruar fillimisht për krisma, kanë dyshuar fillimisht nga fishekzjarrët. Ne jemi në hetimet fillestare”.
Në këtë rast ka pasur edhe dëshmitar. Së shpejti pritet të intervistohen.
“Vëllai i viktimës dhe djali pra, ka qenë në vend të ngjarjes dëshmitarët përreth fqinjët e kanë lajmëruar rastin, jemi duke punuar që të zbardhet ky rast. Ata kanë qenë në shtëpi dhe mund të intervistohen si dëshmitare”, tha ai.
Ende nuk janë bërë motivet e kësaj tragjedie nga Prokuroria dhe Policia. /Insajderi.com