Në orën 11 është paraparë fillimi i tryezës politike të organizuar nga LAA lidhur me situatën e krijuar pas bllokadës së formimit të institucioneve nga PAN-i.

Kjo është agjenda e tryezës së thirrur nga LAA-ja (Foto)

Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akademia.

Temë e diskutimit, në agjendë tregohet se është edhe “implikimet ekonomike dhe sociale të vonesës së themelimit të institucioneve”.

Për këtë pikë do të referojnë përfaqësuesit e koalicionit LAA, deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Hikmete Bajrami.

Në këtë mbledhje nuk janë ftuar përfaqësuesit e koalicionit PAN, por deri me tash nuk kanë arritur në sallë as ata të VV-së.