
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka raportuar se arsyeja e djegies së veturës të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është defekti që makina kishte në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë.
Më 22 shkurt 2021, vetura e deputetit u përfshi nga zjarri – ai ka deklaruar se “për pak kishte arritur të shpëtojë”.
Prokuroria ka angazhuar një grup ekspertësh të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Policia e Prokuroria, kishin shprehur dyshime se kjo ngjarje lidhet me vepër penal të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”. /Insajderi.com