fbpx

Kjo është cilësia e ajrit për sonte në Prishtinë

Kjo është cilësia e ajrit për sonte në Prishtinë

Cilësia e ajrit në kryeqytet, sipas matjeve të Ambasadës amerikane në Prishtinë, është në shkallën e pashëndetshme për grupe të ndejshme.

Sipas matjeve të fundit, ajri sonte në Prishtinë është në shifrën 134, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka instaluar një monitorues të cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

Grimcat e kësaj madhësie, rreth 1/30 të diametrit të mesatares së fijes së flokut të njeriut, përbëjnë rrezikun më të madh për shëndetin.

Studimet shkencore kanë lidhur ndotjen afatgjatë prej grimcave, veçanërisht nga grimcat e imta, me probleme të mëdha të shëndetit, si sëmundje të zemrës dhe të mushkërive.

Sipas Indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) kategoria “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.