Kjo është cilësia e ajrit sot në Kosovë

Kjo është cilësia e ajrit sot në Kosovë

Cilësia e ajrit brenda 24 orëve të fundit në Kosovës po konsiderohet e papranueshme, njofton Insajderi.

Kështu tregojnë të dhënat nga matjet e Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Qytetet që figurojnë me cilësi shumë të dobët të ajrit janë: Drenasi, Gjilani, Hani i Elezit dhe Obiliqi.

Ndërsa nga qytetet tjera, Mitrovica dhe Dardhishta, figurojnë në kategorinë të mirë të ajrit.

Më poshtë mund të njoftoheni me raportin e RrShMCA-së.

https://airqualitykosova.rks-gov.net/en/