Kjo është data kur LDK-LVV do ta finalizojnë marrëveshjen

Kjo është data kur LDK-LVV do ta finalizojnë marrëveshjen

LVV-ja dhe LDK-ja janë duke i vazhduar diskutimet në kuadër të grupeve punuese, por krerët e këtyre dy subjekteve nuk janë takuar prej 10 tetorit. Deri tash palët janë dakorduar vetëm për zvogëlim të numrit të ministrive dhe për disa çështje ekonomike.

Si rrjedhojë e kësaj vlerësohet se LVV-LDK-ja janë duke ecur ngadalë drejt harmonizimit të programit.

Grupet punuese të dy partive, të cilat janë caktuar për harmonizim të programeve, kanë zhvilluar takimin e tretë para dy ditësh.

Teksa ka treguar se kur do të përfundojnë takimet e grupeve punuese, Arbërie Nagavci, nga LVV-ja, ka thënë se mes dy partive është arritur një harmonizim i konsiderueshëm i qëndrimeve.

“Deri më tani ka pasur një përafrim të konsiderueshëm për çështjet e rëndësishme, ka pasur një dakordim për numrin e ministrive dhe për disa çështje. Janë planifikuar gjithsej katër takime të grupeve punuese, presim që më datën 7 nëntor të përfundojnë tërësisht këto takime të grupeve, pastaj do të ketë një finalizim të marrëveshjes në mes kryetarit Kurti dhe atij Mustafa”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.