Kjo është dita kur Adelina Ismaili do t’i bashkohet LDK-së

Kjo është dita kur Adelina Ismaili do t’i bashkohet LDK-së

Drejtuar nga kryetari Safet Kamberi, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe kryetarët e nëndegëve, kanë mbajtur takimin e përbashkët të radhës, në kuadër të aktiviteteve të fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më gjashtë tetor.

Klikoni në këtë link

Kryetari Kamberi, pasi i njoftoi të pranishmit për tubimin e madh në kuadër të fushatës zgjedhore, që do të mbahet të dielën, më 29.09.2019 në Mitrovicë, në të cilin do të merr pjesë kandidatja e LDK-së për kryeministër të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga ata që të mobilizohen maksimalisht për ti bërë përgatitjet e nevojshme për këtë tubim që pritet të jetë masiv.

Kryetarët e nëndegëve e njoftuan kryetarin Kamberi dhe anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së se ata tashmë i kanë filluar përgatitjet dhe se gjithçka po shkon ashtu si duhet. Ata thanë se është një interesim i jashtëzakonshëm i anëtarësisë së LDK-së, simpatizantëve të saj, por edhe i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë tubim dhe për të dëgjuar shpalosjen e programit të LDK-së nga kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Po ashtu, kryetarët e nëndegëve të LDK-së nga të gjitha mjediset u shprehën se ekziston një entuziazëm i madh, që nuk është parë që nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova, për të dalë në votim dhe për të kontribuar në fitoren e madhe të LDK-së më gjashtë tetor, sepse janë të bindur se me një kandidate për kryeministre, çfarë është Vjosa Osmani dhe me një program çfarë kësaj ardhje ka LDK-ja, fitorja është e siguruar.

Do theksuar se në takimin që do të mbahet këtë të diele (29.09.2019), në ora 17:00, në qendër të qytetit, përkatësisht në sheshin “Mehë Uka”, do të performojë diva e estradës shqiptare, Adelina Ismajli, një mbështetëse e fuqishme e LDK-së, kryetarit të ndjerë të saj, Ibrahim Rugova dhe së fundi edhe e kryeministres në ardhje, Vjosa Osmani.

https://www.facebook.com/emisioniReview/