Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e fundit kishte 6 gra deputete (pasi u larguan 12 deputetë nga PSD), kurse në legjislaturën e re do t’i ketë 11 gra.
Nga 6 ish-deputetet, 5 prej tyre kanë siguruar sërish karrigen e deputetes (Albulena Haxhiu, Fatmie Kollçaku, Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci dhe Arbërie Nagavci).
E vemtja ish-deputete që nuk ka arritur të fitoi sërish besimin e qytetarëve është Drita Millaku, shkruan ‘Reporteri’.
Ndërsa dy grate tjera deputete të VV-së janë: Mimoza Kusari-Lila që mandatin e kaluar së pari ka qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së dhe më pas deputete e pavarur dhe Labinotë Demi-Murtezi që ka qenë edhe në legjislaturat e kaluara deputete.
Kujtojmë se VV gjithsejt do t’i ketë 32 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, aq sa kishte edhe në legjislaturën e fundit, deri në momentin që nuk iu larguan 12 deputetë.