Kjo është e vetmja grua nga Vetëvendosje që nuk e fitoi sërish postin e deputetes

Kjo është e vetmja grua nga Vetëvendosje që nuk e fitoi sërish postin e deputetes

Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e fundit kishte 6 gra deputete (pasi u larguan 12 deputetë nga PSD), kurse në legjislaturën e re do t’i ketë 11 gra.

Nga 6 ish-deputetet, 5 prej tyre kanë siguruar sërish karrigen e deputetes (Albulena Haxhiu, Fatmie Kollçaku, Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci dhe Arbërie Nagavci).
E vemtja ish-deputete që nuk ka arritur të fitoi sërish besimin e qytetarëve është Drita Millaku, shkruan ‘Reporteri’.

Ndërsa për here të pare ulëse në Kuvend kanë vituar nga VV, Yllza Hoti, Arbëreshë Hyseni, Fjolla Ujkani dhe Arta Bajraliu.

Ndërsa dy grate tjera deputete të VV-së janë: Mimoza Kusari-Lila që mandatin e kaluar së pari ka qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së dhe më pas deputete e pavarur dhe Labinotë Demi-Murtezi që ka qenë edhe në legjislaturat e kaluara deputete.

Kujtojmë se VV gjithsejt do t’i ketë 32 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, aq sa kishte edhe në legjislaturën e fundit, deri në momentin që nuk iu larguan 12 deputetë.