Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është infektuar me coronavirus.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ishte infektuar javë më parë me coronavirus. Ai ka treguar gjendjen e tij aktuale në përballje me këtë virus
“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi” .
Poashtu edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është i infektuar me coronavirus. COVID-19 ka prekur edhe zyrtarë të lartë të LDK-së.
Minsitri i LDK-së, Armend Zemaj që vjen nga LDK po akuzohet nga opozita për keqmenaxhim të pandemise. Qeveria Hoti ditë më parë ka marrë disa masa parandaluese kundër virusit COVID-19. /Insajderi.com/