Nga nëntori i vitit të kaluar kur kanë filluar punimet në këto rrugë, ka mbetur gjendje e palakmueshme e rrugëve në Kodrën e Trimave.
Asamblisti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani ka sjellë fotografi të rrugëve “Ismet Krasniqi”, “Hys Popova”, “Albaniku” dhe “Uilliam Shekspiri” ku shihen gropat në rrugë.
“Institucionet lokale, drejtorit përkatëse, KEDS-i, Kryetari i Komunës, Drejtoria e Investimeve Kapitale, drejtoria e Inspeksionit të gjitha janë të informuar nga fillimi i vitit për gjendjen të cilën e kanë lënë kontraktorët e KEDS-it, të cilat kanë qenë të obliguar ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme”.
“Drejtori i Investimeve Kapitale para disa dite kthen një përgjigje qesharake duke shkruar se kompanive të tilla nuk do tu ipet me leja për punë. Kjo i bie se nëse një kompani fiton një tender për shtrimin e rrugës dhe me pastaj nuk e perfundon obligimin, pra nuk e asfalton rrugën në fjal, asaj kompanie nuk do të i ipet me tender, ndërsa milionat që ka marr nga ai tender dhe rruga që ka mbet e paasfaltuar nuk kanë rëndësi”, ka shkruar Rrahmani.
Sipas tij, fajtor për këtë gjendje të rrugeve është Komuna e Prishtinës përkatësisht drejtorit përkatëse, nuk ka asnjë mbikqyrje të punimeve që bëhen në këto rrugë. Rramhani shprehet se dikush duhet të japë llogari për gjitha këto dëme që po i bëhen komunës së Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
“Kërkoj urgjentisht nga Kryetari Shpend Ahmeti të merret me këtë problem, kërkesën po e bëjë publike pasi që ka me dhjetra kërkesa që i kam drejtuar Kryetarit dhe Drejtorëve përkatës”, ka shkruar ai.