Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur – dërgohet në kirurgji

Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur – dërgohet në kirurgji

Njëri nga policët e arrestuar është dërguar për trajtim të vazhdueshëm në departamentin e kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa Hakaj, ka thënë se polici është në gjendje stabile por ka qenë i qëlluar në kofshë.

“Janë katër policë tre në emergjencë nja në kirurgji janë jashtë rrezikut për jetë gjendjen e kanë stabile, këta që janë në emergjencë kanë vetëm gërvishte trupore ndërsa tjetër që është dërguar në kirurgji ku është qëlluar në kofshë”, ka thënë Mustafa-Hakaj për Insajderin.

Po ashtu Hakaj ka bërë të ditur se “edhe dy tjerë janë ardh e dy tjerë të ciëlt janë të arrestuar edhe ata janë të lënduar nuk janë të plagosur, vetëm të lënduar, dy këtë janë njëri shtetas serb dhe tjetri rus”. /Insajderi.com