Kjo është kompania lobuese, që Hashim Thaçi kishte angazhuar për t’ja përmirësuar imazhin e tij

Kjo është kompania lobuese, që Hashim Thaçi kishte angazhuar për t’ja përmirësuar imazhin e tij

Presidenti Hashim Thaçi, i cili për një kohë ishte edhe Ministër i Punëve të Jashtme. Ai nuk e la pa e përdorur pushtetin për ta përmirësuar imazhin e tij.

Insajderi kishte raportuar se si President Hashim Thaçi kishte zgjedhur një kompani lobuese të udhëhequr nga Brian Ballard, qëllimii së cilës ishte për të përmirësuar imazhin e tij. Presidenca kishte tentuar të fshehë disa fakte të marrëveshjës gjysmë milionëshe me kompaninë “Ballard Partners”.

Mbi gjysmë milionë euro të taksave të qyetarëve janë shpenzuar për ta përmirësuar imazhin e presidentit Thaçi, i cili dyshohet se do të jetë i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Presidenca, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kishte shpallur fitues në një tender për lobim kompaninë “Ballard Partners”, të udhëhequr nga Brian Ballard.

Sipas njoftimit të Presidencës, kontrata mes shtetit të Kosovës dhe kompanisë së Brian Ballard peshon  517 mijë e 198 euro.

Kompania obligohet që të ofrojë shërbime të konsulencës për Zyrën e Presidentit të Kosovës. Njoftimi për Dhënie të Kontratës tregon se kontrata mes palëve parashihet të nënshkruhet më 15 janar. Po ashtu, ky dokument tregon se kjo kompani është shpallur fituese e tenderit më 22 dhjetor të vitit 2017.

Dokumenti tregon që nuk ka pasur tender të hapur për angazhimin e lobistëve. Kompania e Ballard ka qenë i vetmi konkurrent, nëpërmjet procedurës së negociuar/të mbyllur.