Kjo është komuna me numrin më të madh të raste të reja me koronavirus

Kjo është komuna me numrin më të madh të raste të reja me koronavirus

Komuna e Kamenicës është komuna me numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus të cilat dolën pozitiv gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK), vetëm në Kamenicës sonte kanë rezultuar tetë raste të reja gjithsej, përcjell Gazeta Insjaderi.

Ndërsa në të gjithë vendin IKShPK, ka bërë të ditur për 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, të gjitha këto raste të reja janë raste kontakti dhe vijnë nga Komuna e Kamenicës, Istogut, Pejës, Vitisë, Ferizajt, Shtimes dhe Zvecanit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e institutit. /Insajderi.com