Kjo është kontrata dhe kompania që e fitoi tenderin për 305 telefonat e Telekomit të Kosovës

Kjo është kontrata dhe kompania që e fitoi tenderin për 305 telefonat e Telekomit të Kosovës

Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës ka blerë 305 telefona mobil në vlerë 207 mijë e 733 euro. Edhe pse vlera e kontratës ishte paraparë të jete 171 mijë euro, Telekomi e ka tejkaluar atë shumë.

Fituese e këtij tenderi është kompania “Zone Mobile” dhe se nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 23 gusht, raporton Koha Ditore.

Sipas dosjes së tenderit, Telekomi ka blerë Iphone XS max 10 copë, Iphone Xs, 5 copë, Iphone x 131 copë, Iphone 8 – 14 copë, Iphone 8 plus 6 copë, Samsung Galaxy Note 9 – 10 copë, Samsung Galaxy S9 plus 5 copë, Samsung Galaxy s9 6 copë, samsung Galaxy s8 68 copë dhe Samsung Galaxy A5 50 copë.