Kjo është kontrata e dyshimit që kishe nënshkruar Enver Hoxhaj për dialogun me Serbinë

Kjo është kontrata e dyshimit  që kishe nënshkruar Enver Hoxhaj për dialogun me Serbinë

Zëvendëkryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emër të Grupit Punues për Hartimin e Draft-Platformës për Dialog, nënshkroi një kontratë të dyshimtë në vlerë prej 12 mijë eurove me Marc Weller, ekspertin e së Drejtës Ndërkombëtare. Hoxhaj, më parë i kishte dhënë një kontratë edhe Nora Visoka-Ëeller, bashkëshortes së Marc Weller.

Kur Enver Hoxhaj ishte emëruar shef i Grupit Punues për Hartimin e Platformës Shtetërore për Dialog në fund të vitit të kaluar, i kishte planet e qarta se si do ta hartonte Draft-Platformën Shtetërore për Dialog.

Hoxhaj kishte bërë gati gjithçka. Në planet e tij kishte edhe një kontratë të dyshimtë në vlerë prej mijëra eurove, që kishte të bënte me hartimin e kësaj draft-platforme.

Ai  në emër të Grupit Punues për Hartimin e Draft-Platformës për Dialog, nënshkroi një kontratë në vlerë prej 12 mijë eurove me Marc Weller, ekspertin e së Drejtës Ndërkombëtare, i cili është dhëndër i Kosovës.

Hoxhaj e angazhoi Ëeller për këshillim në cilësinë e Ekspertit të së Drejtës Ndërkombëtare, për hartimin e Draft-Platformës për Dialog.

Insajderi ka siguruar kontratën e dyshimtë që Hoxhaj e nënshkroi në emër të Grupit Punues për Hartimin e Platformës Shtetërore për Dialog, me Marc Weller.

Sipas kontratës, zëvendëskryeministri i Kosovës ka rënë dakord me Weller që ta paguajë ekspertin e së Drejtës Ndërkombëtare me 12 mijë euro.

“Palët ranë dakord që shuma e përgjithshme prej 12,000 euro do të paguhet pas dorëzimit të Draft Platformës”, thuhet në kontratë.

“Marrëveshja është përfunduar në mes Delegacionit për Dialogun, i përfaqësuar nga Zv/kryeministri i Kosovës, Dr. Enver Hoxhaj në cilësinë e Shefit të Grupit Punues për Hartimin e Platformës Shtetërore për Dialog dhe Prof. Dr. Marc Ëeller, në cilësinë e provizionit të shërbimeve”.

Kontrata është nënshkruar nga Marc Weller më 25 shkurt të vitit 2019.