Kjo është kryesia e BIK-ut që u miratua sot

Kjo është kryesia e BIK-ut që u miratua sot

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, në të cilin me shumicë votash rizgjodhi Naim Tërnavën myfti të Kosovës.

Në kuvendin zgjedhor të BIK-ut sot janë zgjedhur edhe antarët e kryesisë.

Antarët e kryesisë, të zgjedhur në kuvendin zgjedhor të Bashkësisë Islame janë: Ahmet Rama, Ejup Haziri, Musli Arifaj, Reshat Mexhiti, Ilmi Krasniqi, Valon Myrta dhe Sulejman Fejzullahu.

Naim Ternava është rizgjedhur Myfti i Kosovës për herën e katërt, për një mandat 5 vjeçar. Ai kishte vetëm një kundërkandidat, shkruan Insajderi.

Kundër kandidati i myftiut Tërnava ishte, Reshat Mexhidi i cili kishte marr vetëm gjashtë vota. Pas zgjedhjes si myftiut, Tërnava zgjodhi edhe tetë anëtarët e kabinetit të tij. /Insajderi.com