![Kjo është lista e plotë e deputetëve të LDK-së](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/10/auto_auto_LDK-Deputet-852x46015418800531551457589-730x440.png)
Kandidatët e LDK-së që i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputetë tashmë janë publikuar.
Kandidatja për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e Listës, ka numrin më të madh të votave me mbi 175 mijë vota.Sipas listës që e ka siguruar Gazeta Blic pas numërimit edhe të votave me kusht, pas Vjosa Osmanit i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili ka mbi 38 mijë vota.
I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.
Ai ka marrë hiq më pak se 31 mijë vota.I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.Pas tij renditet, Avdullah Hoti, i cili ka marrë mbi 25 mijë vota.