
Mësohet se mësuesja që u therr sot me thikë në shkollën “7 Marsi” në Lagjen Kalabria në Prishtinë është Vlora Paci 49 vjeçare.
Emrin e saj e ka bërë të ditur një punëtor teknik i asaj shkolle duke thënë se rasti ka ndodhur para syve të nxënësve.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ku ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Me të dal në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor ku viktima V.P, femër 49-vjeç ka marr lëndime plagë nga arma e ftoftë (thikë) dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë ë Kosovës.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar B. D, femër , 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.
Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje. /Insajderi.com