Kjo është ministrja që po merr pjesë në paradën e LGBTI-së

Kjo është ministrja që po merr pjesë në paradën e LGBTI-së

Parada e LGBTI-së ka filluar që nga ora 11:30.

Në këtë paradë po merr pjesë edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Ajo në një deklaratë për gazetarët ka thënë se të drejtat e këtij komuniteti mbrohen me Kushtetutë.

“Në Kosovë secili qytetar dhe secili komunitet ka të drejtë t’i ketë bindjet e veta. Edhe motoja është e duhur, unë edhe më herët kam marrë pjesë dhe gjithmonë paradatë kanë kaluar pa incidente”, ka thënë Hoxha.

Ajo tutje theksoi se shteti do të punojë vazhdimisht në mbrojtjen e të drejtave të LGBTI-së. /Insajderi.com