
Albin Kurti mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Ai para se të kandidojë për deputet të Kosovës, ka deklaruar edhe pasurinë e tij.
Në formularin e dorëzuar në KQZ ai ka deklaruar se ka vetëm një shtëpi prej 67 metrave katror në Oslo të Norvegjisë e cila kap vlerën e 400 mijë eurove.
Ndërsa ka deklaruar edhe pagën e tij vjetore prej rreth 21 mijë eurove, shkruan Insajderi.
Kurti siç tashmë dihet jeton me gruan dhe vajzën e tij në një banesë me qera në Prishtinë./Insajderi.com