Kjo është shqiptarja që fiton ulëse në Parlamentin Evropian

Kjo është shqiptarja që fiton ulëse në Parlamentin Evropian

Kanë filluar të dalin rezultatet perliminare të zgjedhje në Parlamentin Evropian, në të cilat zgjedhje, Arba Kokalari, shqiptare e cila jeton në Stockholm të Suedisë ka fituar një ulëse në Parlamentin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur, Astrit Gashi i cili vepron në Suedi, duke thënë se Alba Kokalari ka siguruar një vend në parlamentin evropian duke u bërë deputetja e parë me rrënjë shqiptare.

Sipas tij, partia e Arbës ka fituar 17.6 % me të cilin rezultat kjo parti fiton 4 ulës, shkruan Zëri.info.

Shkrimi i tij i plotë:

Ekskluzive – Arba Kokallari fiton nje vend ne Parlamentin e Evropës

Para disa minutave u publikuan rezultatet pleliminare te zgjedhjeve ne Suedi per parlamentin europian. Arba Kokallari pas nje fushate fantastike pushtoi Suedine. Ajo tani ka siguruar nje vend ne parlamentin europian duke u bere deputetja e pare me rrenje shqiptare sipas rezultateve preliminare.Partia e Arbes ka fituar 17.6 % me te cilin rezultat ju garanton 4 deputet. Arba Kokallari u lind ne Tirane me 27 nentor 1986. Ajo ishte mjafte aktive ne partine moderate ku udheheqi me rinine dhe departamentin e kultures ne qytetin e Stokholmit.Urime Arba , gezuar shqiptare kudo ku nodheni.