“Kjo gjë nuk ndodh në Zvicër” – rrëfimi i zviceranit që jeton në Kosovë

“Kjo gjë nuk ndodh në Zvicër” – rrëfimi i zviceranit që jeton në Kosovë

Në kuadër të emisionit “Fol shqip show”, u prezantua jeta e një zvicerani i cili për të jetuar dhe punuar ka zgjedhur Kosovën. Andreas ka një hotel afër Graçanicës.

Ai flet rrjedhshëm shqip dhe ka treguar se si ka ardhur në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Pesë  shtatori i vitit 1999 e solli atë në vendin tonë  si përgjegjës për të koordinuar kthimin e  refugjatëve nga Zvicra. Ai ka shtuar se gruaja e tij jeton në Gjermani, të cilën e viziton çdo gjashtë javë.

Kurse, në Kosovë merret me hotelin të cilin e ka në partneritet me dy romë.

Andreas ka deklaruar se është i kënaqur me punën me hotel, kurse ka shtuar se nuk e ka nënshtetësinë e Kosovës. Anderas po ashtu  ka folur edhe për përshtypjet e tij për shqiptarët të cilat janë kryesisht pozitive.

“Mendoj se pika kryesore se janë shumë mirëpritës, mysafirët që vijnë nga jashtë gjithmonë janë të befasuar sa lehtë hyjnë në kontakt me kosovarët. Kam pasë një çift që kanë qenë këtu, kanë udhëtuar në Pejë, kanë biseduar me 20 kosovarë, kjo nuk ndodh në Zvicër”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka pranuar të flasë për politike, ndërsa ka thënë se njeh një pjesë të historisë së Kosovës, ka folur për Skëndërbeun e për luftën e fundit në Kosovë.