Lagja Dardania në Prishtinë do të mbesë për shtatë orë pa ujë të pijshëm të martën, prej orës 9:00 deri në orën 16:00.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e ujit të pijshëm në lagjen Dardania do të bëhet për shkak të punimeve teknike në rrugën Idriz Gjilani.
“Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ sh.a. njofton konsumatorët e lagjes ‘Dardania’, respektivisht banorët e ndërtesave për rreth shkollës fillore ‘Xhemail Mustafa’ (zona nga ‘Kurrizi’, deri te nën kalimi), se per shkak të punimeve teknike që do të bëhen nesër me 22 gusht 2017, në rrugën Idriz Gjilani, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 9:00 deri në orën 16:00”, ka njoftuar KUR Prishtina.
KUR Prishtina ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e lagjes në fjalë. /Insajderi.com