
Pas futjes së Prishtinës në karatin pas 20 rasteve të reja me koronavirus, Komuna ka vendosur masa të rrepta policore për njërën nga lagjet e kryeqytetit.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Lagjja Mati do të jetë nën kontroll të madh nga Policia e Kosovës, përcjell Gazeta Insajderi.
Ndërsa tri lokacione tjera, një kompleks banesor dhe dy shtëpi do të jenë në mbikëqyrje 24 orë, ka treguar Ahmeti.
“Lajmi i keq është se tani duhet të shtojmë masat resktriktive në Prishtinë. Të gjithë personat ishin pa simptome. Pas konsultimeve me Ministrin Vitia, Prishtina prej sonte hyn në karantinë. Hyrje/daljet do të jenë të kontrolluara, si dhe do të kemi masa të shtuara policiore në lagjen Mati 1. Policia nuk do të lejojë grumbullimin e më shumë se dy personave dhe po ashtu do të ketë kontrolla më të mëdha. Tri lokacione, një kompleks banesor dhe dy shtëpi shkojnë në mbikqyrje 24 orëshe nga policia”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com