Kjo tokë ende mban aromë gjaku të freskët

Shkruan: Jahja Lluka

Kjo tokë ende mban aromë gjaku të freskët

Kjo tokë ende mban aromë gjaku të freskët Viti 1999 në historinë shqiptare shënon apokalipsin e një kombi, kjo pranverë në 21 vjetorin e saj, në vend të aromës së luleve, solli para neve aromën e gjakut të njomë, ndrësa vendin e shiut e zurën përsëri lotët e nënave.

Nga ky 21 vjetor i masakrave gjenocidit dhe eksodit të këtij populli liridashës, kuptuam që dhimbja qenka ende e gjallë mes nesh, që klithmat dhe thirrjet e të masakruarve ende bëjnë jehonë, që na shpon zemrat dhe na bënë ta mendojmë , që koha nuk paska kaluar, që gjithçka paskan ndodhur dje, në sytë e botës, një populli iu dhunua liria dhe ju ç’njerëzua dinjiteti.

Për një shekull rresht, krimet, gjenocidi dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar, nuk ndaluan madje ishin të projktuara mirë deri në detajin e fundit, se si të shfarosej një popull. Ilija Garashanin është ideatori themeltar i nacionalizmit serb. Garashanin u bë minister i princit të riserb, Aleksander Karagjorgjeviq i cili e zëvendësoi Mihajl Obrenoviqin. Karagjorgjeviqi i krijoi hapsirë Garashaninit për zhvillimin e projektit politik për Serbinë e Madhe.

Garashanini, në mënyrë të fshehtë, ia dërgoi projektin e vet Karagjorgjeviqit, i cili e përkrahu pa rezervë. Garashanini, me “Naçertanie” fillonte me shpartallimin e Perandorisë Osmane dhe vazhdonte me shkatërrimin e Austro-Hungarisë, të cilën e konsideronte armike të përhershme dhe shumë të rrezikshme se sa Perandorinë Otomane. Grashanini shkoi edhe më larg dhe vizatoi edhe hartën terriotirale në të cilën duhej të shtrihej Serbia e Madhe. Interes parësor i Grashaninit ishin tokat nën sundimin Osman, e që kishin sadopak popullsi serbe.

Për të Shqipëria ishte shumë e rëndësishme,sepse politika për Serbinë e Madhe kishte nevojë për dalje në det. Kjo i duhej për të pasur mundësi të papenguar për tregti të pakufizuar me Austro-Hungarinë. Në atë kohë, Serbia e kishte pas vetës “nënën Rusi” dhe kjo ndikonte shumë në politikat e saj. Por Garashanini nuk dëshironte që të gjitha të jenë në duar të Rusisë, prandaj nxiste bashkëpunimin edhe me shtete të tjera që kishin peshë,siç ishte Franca. 39 GJENOCIDI SERB 40 Shumë shpejt, “Naçertanie” u bë platform politike e nacionalizmit serb.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Radikale Serbe, të drejtuar nga Nikolla Pashiqi, ajo e pranoi “Naçertanien” e Garashininit si program politik bazë për Monarkinë Serbe. Që nga ardhja e Nikolla Pashiqit në pushtet, në vitin 1878, e deri në fund të pushtetit të tij, më 1903, ai i qëndroi besnik akademikut Garashanin dhe mësimeve nga “Naçertanie”.

Dhjetë programe serbe për shfarosjen e shqiptarëve:

1. 1844 – Ilija Garashanin përpilon “Naçertanie”, projektin e madh përshfarosjen e shqiptarëve;

2. 1881 – Programi për depërtimit në det;

3. 1920 – Programi i likuidimit të shqiptarëve;

4. 1937 – Elaborati i Çubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe terror;

5. 1939 – Programi i Ivo Andriqit për shpërnguljen e shqipatrëve me dhunë;

6. 1941 – Programi i Moleviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

7. 1942 – Programi i Drazha Mihajloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

8. 1944 – Elaborati II i Çubriloviçit përshpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

9. 1950 – Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

10. 1986 – Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe.

Të gjitha këto sikur nuk mjaftuan, dhe askush nuk mund ta studioj një popull si serbët të cilët e kanë në gjak urrejtjen, të cilët ishin shkaktar të Dy Luftërave Botërore, dhe as sot nuk ka asnjë kërkim falje publike dhe ndërshteterore, për masakrën e Prekazit, Reçakut, Izbicës, Rezallës, Dubravës, Krushës së Madhe, Rugovëssë Hasit, Studimes e shumë e shumë masakra të tjera ku nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë e as grate shtatëzëna. Ende figurojnë të zhdukur, 1647 persona nga lufta e fundit dhe shtetiserb nuk jep përgjegjesi për këto viktima.

Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për lirinë, është kontributi i gjithë atyre gjeneratave të cilat nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e këtij shteti.

Janë lotët e nënave të cilat mbetën të vetme, duke ja falur fëmijet kësaj Kosove martire, e cila është fryma e Shqiptarisë. Respekti, nderimi dhe amaneti i gjithë atyre brezave që flijuan vetëveten që kombi ynë mos të shuhet, do bie në vend, vetëm atëhere kur ky shtet do forcohet duke ja kthyer dinjitetin çdo shqiptari. Kemi luftuar me shekuj sepse nuk lejuam të jetojmë në robëri si skllevër, tash është koha që t’i realizojmë andrrat tona në Kosovën e lirë dhe të pavarur