Lajçak më në fund niset për Prishtinë – me aeroplan të ushtrisë zvicerane

Emisari i BE-së sot e viziton Kosovën për mundësinë e rinisjes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak më në fund niset për Prishtinë – me aeroplan të ushtrisë zvicerane

Kosovën e viziton i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Të hënën fluturimi i tij nga Cyrihu për në Tiranë ishte anuluar për t’u vonuar vizita e tij zyrtare për në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Lajçak ka shkruar se pas disa ndërlikimëve sa i përket linjës ajrore, bashkësia ndërkombëtare filloi me veprim dhe sot do t’i mundësohet vizita në Kosovë. Lajçak tashmë është nisur për Kosovën.

Ai poashtu ka thënë se mezi e pret vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Në ora 17:45 është paralajmëruar takimi i Lajçakut me kryeparlamentaren e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur është rihapur rruga për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, por përfaqësuesit e dy shteteve janë ftuar në Uashington nga emisari i Trump-t, Richard Grenell. /Insajderi/