“Klani Pronto nuk është i gatshëm të heq dorë nga persekutimet e tyre politike”

“Klani Pronto nuk është i gatshëm të heq dorë nga persekutimet e tyre politike”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës ndaj katër aktivistëve, Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka shkruar se “Lirimi nga arresti shtëpiak i Adeas, Egzonit dhe Frashërit është rikonfirmim që akuza ndaj aktivistëve tanë ka qenë kryekëput politike”.

Molliqaj është shprehur se “lirimi i Atdhe Arifit nga burgu për t’ia vazhduar arrestin shtëpiak dëshmon që sistemi i drejtësisë i kapur nga klani Pronto ende nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga persekutimet e tyre politike”.

Ai ka kërkuar nga institucionet që Atdhe Arifi të lirohet sa më shpejt dhe përgjegjësit për vdekjen e Astrit Deharit të vihen sa më shpejtë para drejtësisë. /Insajderi.com