Klinaku: Akuzat ndaj UÇK-së, bazuar në shpifje të Serbisë

Klinaku: Akuzat ndaj UÇK-së, bazuar në shpifje të Serbisë

Në lidhje me arrestimet e fundit dhe paraqitës së parë në seancat e Prokurorisë Speciale, të ish presidentit Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqit, ka folur edhe ushtruesi i detyre së OVL së UÇK-se, Faton Klinaku, njofton Insajderi.

Në një prononcim për RTK-në, Klinaku, ka thënë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqit janë politike dhe të bazuar në shpikjet e prokurorisë së Serbisë, njofton Insajderi.

“Aktakuzë e cila është bërë mbi bazën e shpifjeve të Prokurorisë serbe për krime lufte, mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serbë të cilët do të duhej të ishin në bankën e akuzës për tu gjykuar për krime, masakra dhe gjenocid që kanë bërë ndaj popullit shqiptarë”./Insajderi.com