Klinaku: FARK nuk ka pasur fare

Klinaku: FARK nuk ka pasur fare

Ushtrues i detyrës i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur për betejën e Koshares. Thotë se aty të gjithë kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së, njofton Insajderi.

‘Beteja siç është kjo e Koshares ka ndodhur në përbërje të strukturave të ndryshme por të gjithë kanë qenë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Klinaku në Pressing.

‘Edhe ata që thonë se kanë qenë në FARK gënjejnë, se s’ka pas FARK fare. FARK-un mund ta ketë pasur në zemër por në emblemë, në uniformë kanë qenë me emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëse dikush mendon tash pas luftës me dalë njësi të tjera është çështje e interesave e politikave ditore”, tha Klinaku./Insajderi.com