Klinaku: I padrejtë gjykimi i ushtarëve të UÇK-së

Klinaku: I padrejtë gjykimi i ushtarëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka cilësuar si të padrejtë gjykimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, njofton Insajderi.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “gjykimi i shqiptarëve para serbëve për krime lufte është një krim në vetvete”.

Tutje, ai ka rikujtuar qëndrimin e kësaj organizate karshi Gjykatës Speciale.

Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës.

Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë./Insajderi.com