“Këta kriminela”

Klinaku nga OVL e UÇK’së i quan “kriminelë” pjesëtarët e EULEX-it që po ua bastisin zyrat: “Edhe Jugosllavia ka bërë kështu, por jemi detyruar t’i kundërpërgjigjemi”

Faton Klinaku: “Këtyre nuk iu besohet, këta bëjnë montazha, as përkthyes nuk kanë”.

Klinaku nga OVL e UÇK’së i quan “kriminelë” pjesëtarët e EULEX-it që po ua bastisin zyrat: “Edhe Jugosllavia ka bërë kështu, por jemi detyruar t’i kundërpërgjigjemi”

“Edhe Jugosllavia ka bërë kështu, por jemi detyruar t’i kundërpërgjigjemi”, ka thënë Faton Klinaku, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, kur ka folur për bastisjen që EULEX-i po ua bën zyrave të organizatës.

“Nëse shteti nuk merr masa, do të detyrohemi ne ta bëjmë”, ka vazhduar Klinaku, duke iu referuar atyre që po ua bastisin zyrën si “këta kriminela”.

Ai shtoi se në momentin kur hynë trupat e EULEX-it për të bastisur ai ishte “në zyre duke pirë kafe”.

Klinaku deklaroi gjithashtu se askush nuk po u shpjegon asgjë, ndërsa ata që janë futur në zyrë nuk po flasin për të sqaruar përse po i bastisin.

“Isha në zyre duke pirë kafe dhe këta zotërinj nuk prezantojnë kurrfarë letre. Edhe Jugosllavia ka bërë kështu po jemi detyruar t’iu kundërpërgjigjur”, ka përsëritur Klinaku.

Policë e ushtarakë të EULEX-it kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Ende nuk është dhënë një sqarim zyrtar për arsyen e bastisjes. Ky aksion i EULEX-it po vjen, vetëm disa ditë pasi nga OVL u publikuan disa dokumente që më vonë u kuptua se janë dosje nga Gjykata Speciale./Insajderi.com