Klinaku pas zgjatjes së mandatit të Speciales: Na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

Klinaku pas zgjatjes së mandatit të Speciales: Na kanë gjetë të ligë e pa kryeministër

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit për shtyerjen e mandatit ndaj Gjykatës Speciale, njofton Insajderi.

Klinaku thotë se Dhomat e Specializuara po i bëjnë Kosovës ç’po dëshirojnë, pasi vendi nuk ka deputetë e kryeministër.

“Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, sot Dhomat e Specializuara kanë vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale, edhe pse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte propozuar që të ndryshojë amendamenti që përcakton zgjatjen e mandatit. /Insajderi.com