Klinaku: Shteti i Kosovës ende ka sfida, bashkimi me Shqipërinë është i mundur

Klinaku: Shteti i Kosovës ende ka sfida, bashkimi me Shqipërinë është i mundur

Ish drejtuesi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, Avni Klinaku, ka thënë se bashkimi me Shqipërinë është i mundshëm, njofton Insajderi.

Klinaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova së bashku me Shqipërinë do të ishte më e sigurt, transmeton Telegrafi.

“Shteti i Kosovës ende ka sfida të mëdha, dhe mos harroni që ne në këtë gjeopolitike nuk do të jetojmë tërë jetën. Ne mund të mos i kemi këta miq në të ardhmen, dhe shumë më të sigurt do të ishim bashkë me Shqipërinë. Bashkimi me Shqipërinë mund të realizohet, por ne jemi një popull i vogël, dhe ne nuk mund të lëvizim vetë rrotën e historisë, ne nuk mund ta bëjmë këtë në kundërshtim me ndërkombëtarët. Që nga shpallja e pavarësisë, shteti amerikan dhe BE është kundër një ideje të tillë, po ashtu në Kushtetutën tonë thuhet se ne nuk kemi të drejtë të bashkohemi me asnjë shteti”, ka pohuar ai.

Megjithatë, Klinaku tha se viteve të fundit, SHBA ka ndryshuar pak qëndrim sa i përket kësaj ide, duke shtuar se duhet punuar në drejtimi të bashkimit.

“Duhet të punojmë në këtë drejtim, dhe gradualisht ta realizojmë këtë dhe të ecim të përparuar së bashku”, tha mes tjerash ai./Insajderi.com