Klinaku: Specialja po vepron në mënyrë ilegale

Klinaku: Specialja po vepron në mënyrë ilegale

Kryesuesi i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe akuzave qe ajo ka ngritur dhe është duke ngritur në adresë të ish ushtarëve të UCK-së, njofton Insajderi.

Klinkau ne emisionin “Frontal” ka thënë se  Gjykata Speciale është ilegale dhe nuk mund të vazhdojë pa mandat.

Sipas tij, arrestimi që po u bëhet ish ushtarëve të UÇK-së, është krejtësisht jo i rregullt dhe në kundërshtim me ligjin.

“Ilegalisht i ka burgosur personat dhe ilegalisht është duke vepruar. Kur s’ka mandat është ilegale”.

Tutje Klinkau ka vazhduar duke thënë se “në momentin që këtij trupi gjykues i ka skaduar mandati prej pesë vjetësh, çdo veprim i më tejshëm  kundrejt ish – ushtarëve të UÇK-së  është veprim ilegal./Insajderi.com