
Organizata e Veteranëve të Luftës, ka reaguar pas meshës së serbëve të mbajtur në Kishën Ortodokse, tek kampusi i Universitetit të Prishtinës, shkruan Insajderi.
Ushtruesi i detyrës se kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, është shprehur në një formë ironike, për mbajtjen e meshës nga kjo kishë.
“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta nga liderë opozitarë, shoqëria civile e organizata të ndryshme.
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji fetare të enjten në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Kjo është hera e parë që mbahet liturgji në këtë kishë pas luftës./Insajderi.com