Klinaku: Veprimet e Speciales të paligjshme dhe kundërkushtetuese

Klinaku: Veprimet e Speciales të paligjshme dhe kundërkushtetuese

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UCK, Faton Klinaku, ka thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion lidhur me bastisjet e sotme dhe arrestimet e mundshme të ish-udhëheqësve të UCK-së, njofton Insajderi.

Në Debat Plus të Dukagjinit, Klinaku ka thënë se këto aktakuza i kanë pasur edhe në zyrat e tyre të cilat edhe i kanë publikuar në media.

“Informacione se kur do të arrestohen apo se kur do të ftohen nuk i kemi pasur, por aktakuzat që iu kanë rrjedh atyre i kemi pasur në zyre dhe ju e dini që i kemi publikuar para mediave dhe ty kanë qenë edhe këto dyja të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai.

Klinaku vazhdon të deklarojë se veprimet e Speciales pas 3 gushtit janë kundërkushtetuese dhe të paligjshme pasi konsideron se në këtë datë i ka skaduar mandati.

“Këto veprime të Prokurorisë Special dhe të EULEX-it i konsiderojmë të kundërligjshme sepse mandate i kësaj gjykate I ka skaduar me 3 gusht dhe veprimet që I bën pas kësaj date janë të kundërligjore dhe kundërkushtetuese. Për këtë çështje iu kemi bërë kërkesa institucioneve shtetërore që këtë gjykatë ta dërgojmë në Kushtetuese”, tha ai./Insajderi.com