
Ish-zyrtari policor në Stacionin e Policisë në Klinë, Gegë Prenaj, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, i cili me anë të një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.
“Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e ish zyrtarit policor në Stacionin e Policisë në Klinë, Gegë Prenaj nga fshati Gjurgjevik i Madh, i cili, sipas rezultateve të testit, ishte e diagnostikuar me virusin corona”
“Gega, si zyrtar i policisë së Kosovës ka punuar që nga viti 2001 duke i shërbyer qytetarëve me përkushtim e përgjegjësi të lartë etike e profesionale”.
Në emrin tim dhe të Komunës së Klinës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Prenaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë̈ atyre që e kanë njohur Gegën”, shkruan ai. /Insajderi.com