Kllokoqi: Masat e ndërmarra ne vikend të palogjikshme

Kllokoqi: Masat e ndërmarra ne vikend të palogjikshme

Në lidhje me masat anti – Covid, të cilat u aplikuan gjatë vikendit që shkoi, ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi, njofton Insajderi.

Kllokoqi ne emisionin DPT te Fidani ka thënë se “aplikimi i masave të reja për vikend pa paralajmërim të mëhershëm ishte i palogjikshëm”.

“Nuk jemi pajtuar me masat e reja në asnjë moment, që i paraqesin shumë shpejt si 4 për 8 pasdite. Restorantet që u furnizuan për vikend krejt u ka shkuar poshtë. Mundet me prit 2-3 ditë secili send. Nuk mundesh me dalë as si ministër as si kryeministër me ndalu diçka nëse nuk ke buxhet të fortë. Këtu veç dalin me masa e asgjë nuk bëjnë”.

Tutje ai ka shtuar se këndellja nga kjo situatë është problem të arrihet  edhe pasi që të përfundojë pandemia.

“Pa e shtri dorën shteti është e pamundur. Problemi kemi shumë të mëdha”, shtoi Kllokoqi në fund./Insajderi.com