Edhe pse zyrtarisht akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore, partitë politike në vend kanë filluar tubimet e tyre, e kjo gjë ka bërë që të reagojnë gastronomet, njofton Insajderi.
Pavarësisht se akoma nuk ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike kanë filluar tubimet e tyre, shkruan lajmi.net.
Nëpër të gjitha këto tubime politike vërehet se mungojnë masakt, distanca, e besa ka edhe shtrëngim të duarve, gjë që është e ndaluar në bazë të rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.
Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.
Kllokoqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ka publikuar disa fotografi të tubimeve të partive politike dhe ka bërë të ditur se gastronomet kanë marrë mbi 5 mijë gjoba, përderisa politikanët dhe partitë politike nuk janë ndëshkuar nga askush.