Kllokot: Një vajzë e mitur dhunohet në motel

Kllokot: Një vajzë e mitur dhunohet në motel

Një vajzë e mitur është dhunuar dhunuar seksualisht nga një burrë gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës në Kllokot, njofton Insajderi.

Siç raportohet nga Policia e Kosovës, rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:20, në një motel në këtë vend.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare (e mitur) në një motel. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky nuk është rasti i vetëm i dhunimit që ka ndodhur më së fundi.

Në po të njëjtin raport, është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunimit në Prishtinë, vetëm një ditë më parë, rreth orës 12:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport. /Insajderi.com