Klopp flet pas përmbysjes – Shaqiri ishte…

Klopp flet pas përmbysjes – Shaqiri ishte…

Trajner gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur për këtë kualifikim të jashtëzakonshëm në finale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barcelonën.

Liverpooli bëri përmbysen e madhe të rezultatin duke fituar sonte me rezultat 4:0, shkruan Insporti.com.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte 3:0 në të mirë të Barcelonës.

Klopp pas ndeshjes ka thënë se nuk e kishte besuar por një klub si Liverpooli mund të bëjë gjëra të tilla.

Ai ka lavdëruar Shaqirin dhe Origin për paraqitjet e tyre.

“Është me të vërtetë një përformancë e jashtëzakonshme. Unë para ndeshjes iu thash futbollistëve se është e pa mundur, por ne jemi Liverpool dhe kemi shanse. Unë kam shikuar shumë ndeshje të futbollit, por të luash kundër ekipit më të mirë në botë dhe të mos pësosh gol është fantastike. Shaqiri, Origi, Ëijnaldum dhe Allison ishin fantastik”, ka thënë Klopp për BT Sport, transmeton Insporti.com.