
Klubi shqiptar nga Korça, Skënderbeu ka për cfarë të krenohet pas triumfit të Portugalisë në Kampionatin Evropian të këtij viti.
Përmes rrjetit social Facebook, klubi i Skënderbeut ka shprehur krenari se kishte mposhtur në një ndeshje Sportingun e Lisbonës gjatë pjesëmarrjes së parë në fazën e grupeve të “Europa League”, skuadër në të cilën luajnë tre futbollistë të Portugalisë.
“Sot miliona Shqiptarë bëjnë tifozllëk për Rui Patricio, Silva, Joao Mario dhe Quaresma kurse Skënderbeu i madh pati mundësinë të ndeshej si i barabartë kundra tyre”, ka shkruar Kf Skënderbeu në Facebook.
Ndeshjen e zhvilluar në Elbasan, në muajin tetor të vitit të kaluar korçarët e kishin fituar 3-0, me golat e Nimagas, Lilaj dhe Olayinkas.
Ndërkaq, takimin e kthimit në Lisbonë e kishte humbur 5-1. /Insajderi.com