Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se kamionat e kësaj kompanie nuk kanë mundur të zbrazen në deponinë e mbeturinave në Mirash.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH.A.), Abdullah Haxhiu tha për SHQIP.com se Kompanisë “Pastrimi” i është ndaluar zbrazja e kamionëve për shkak të borxhit që ka kjo kompani.
“Sot nuk e kemi blloku e kemi kufizu përkohësisht si paralajmërim 1 orë deri në 2 orë maksimumi për kompaninë “Pastrimit” që në rast se nuk i kryen obligimet atëherë në ditët e ardhshme do të kemi bllokim total”, tha ai.
Sipas Haxhiut, borxhi i Kompanië “Pastrimi” ka arritur në 400 mijë euro.
“ Borxhi ka qenë 330 mijë euro e tash ka shku në 400 mijë euro do të thotë pagesat e tyre nuk kanë nis me u kry sipas marrëveshjes por përkundrazi e kanë rrit borxhin”.
Ai thotë se KMDK kishte bërë tri herë marrëveshje të riprogramimit me këtë kompani.
“ Kompania “Pastrimi” ka vite që ka problem rreth pagesave. Ne iu kemi gjind i kemi bërë marrëveshje të riprogramimit që me shiku të drejtën ligjore nuk kemi të drejtë me bë një marrëveshje të tillë por meqë jemi ndërmarrje publike dhe problemin në sektorin e mbeturinave është hera e tretë që bëjmë marrëveshje të riprogramimit të borxheve dhe e kemi bërë më 10 shkurt. Garancionet e tyre me bordin dhe kryeshefin kanë dhënë zotime që marrëveshjes së tretë do t’i përmbahen dhe prapë nuk i janë përmbajtë”, u shpreh Haxhiu për SHQIP.com.
SHQIP.com ka kontakuar edhe me zyrtarë të Kompanisë “Pastrimi” por të njëjtit kanë thënë se nuk mund të deklarohen për media meqë personat e ngarkuar me këtë detyrë nuk janë paraqitur sot në punë./Insajderi.com