KMDLNj dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

KMDLNj dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas sulmit ndaj Arban Xharrës, duke thënë se janë të shqetësuar me fjalorin e dhunshëm që sipas tyre i parapriu fushatës dhe “për pasojë kemi dhunën e shfrenuar ndaj Arbana Xharres pas kalimit në PDK”.

Tutje thuhet se ky rast duhet të zbardhet që mos të mbes si rast i pa përfunduar.

“Ajo ishte fyer dhe kërcënuar për të përfunduar me dhunë ndaj saj. KMDLNj e gjykon këtë rast duke kërkuar hetime të shpejta sikur edhe kërkon të mos paragjykohet rasti pa përfunduar hetimet”, thuhet në njoftim.

Anëtarja e PDK-së Arbana Xharra është sulmuar mbrëm rreth orës 1:00, në parkingun e banesës së saj, që si pasojnë ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare. Gjendja shëndetsore e Xharrës është e stabile.