KMDLNJ i reagon SBASHK-ut: Ulni armët e shantazhit dhe kërcënimit

KMDLNJ i reagon SBASHK-ut: Ulni armët e shantazhit dhe kërcënimit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka këkruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të mos kërcënojë institucionet me protesta në sistemin arsimor.

Përmes një komunikate për media, KMDLNJ kanë thënë se është bërë si rregull që SBASHK para çdo viti shkollor të kërcënojë me protesta.

“KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme”, thuhet për media, shkruan Shqip.com.

Sipas këtij Këshilli, kjo Sindikatë, ka dëmtuar proceset mësimore në vazhdimësi dhe ka shkaktuar dëme të pariparueshme në arsim.

Ndërkaq, kushtëzimin për Ligjin e Pagave e vlerësojnë si shantazh i palejueshëm dhe i papranueshëm.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj

“SBASHK-u , sikur edhe të tjerët duhet të kenë të qartë se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 jashtëzakonisht shumë i ka dëmtuar proceset arsimore duke bërë dëme të pariparueshme prandaj as SBASHK-u apo kushdoqoftë tjetër nuk mund t’i lejojë vetes të drejtën që këtë situatë të rëndë ta keqpërdorë për përfitime personale. Kushtëzimi se , ose do të përfshihet Ligji i Pagave për punëtorët e arsimit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 është shantazhim klasik dhe i palejueshëm, sigurisht edhe i papranueshëm”, thuhet në komunikatë.

Ky këshill kërkon që edhe Këshilli i Prindërve ta kundërshtojnë vendimin e Sindikatës duke vazhduar t’i çojnë fëmijët në shkollë.

“SBASHK-u mjaftueshëm e ka dëmtuar deri më tani procesin mësimor duke ua shkelur nxënësve të drejtat elementare të njeriut për një arsim normal prandaj duhet të mbledhë mend. Këshilli i Prindërve duhet të kundërshtojë këto kërcënime dhe shantazhe të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në shkollë edhe në rast se SBASHK-u fillon ndonjë grevë apo protestë”, thonë nga KMDLNJ./Insajderi.com