KMDLNj kërkon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

KMDLNj kërkon që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka bërë thirrje që të formohen institucionet e Kosovës pa vonesë dhe pa kundërshtime, njofton Insajderi.

Sipas tyre, Qeveria e ardhshme nuk duhet të pengohet, “jo në 100 ditë të ardhshme, por në 12 muajt e ardhshëm”.

“Opozita e ardhshme, me deklaratën përjashtuese të kryeministrit të ardhshëm, lirohet nga çdo përgjegjësi në planin e vendimmarrjes e që i lë mundësi për konsolidim të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në komunikatën për medie.

Tutje, nga KMDLNJ thonë se në demokraci, votuesi i përcakton rregullat e lojës politike, ndërsa të zgjedhurit dihet t’i zbatojnë ato.

“Në rastin konkret është përcaktuar qartë adresa e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë andaj çdo përpjekje për pengim të procesit është dhunim i vullnetit të shumicës”, thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com