KMLDNJ reagon për grafitet kërcënuese

KMLDNJ reagon për grafitet kërcënuese

KMDLNJ, përmes një komunikate për media, ka reaguar për grafitet e fundit që u bënë në muret e oborrit të Fakultetit Filologjik, përmes së cilave është kërcënuar  presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Kryeimami i BIK-ut Naim Tërnava.

“Përshkallëzimi i fjalorit të dhunshëm rreth ndërtimit të xhamisë ka marrë përmasa të një fushate gjë që nuk ishte e theksuar për kishën ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës apo Katedralen katolike në qendër të Prishtinës…gjë që tregon se toleranca fetare në Kosovë po bjen si viktimë e ndikimeve politike dhe se këta tre tempuj të besimeve të ndryshme janë politizuar skajshmërisht dhe nuk janë në funksion të realizimit të të drejtave fetare dhe përmbushjes së nevojave shpirtërore por po shërbejnë kryesisht për qëllime politike”, thuhet në reagim.

Ky këshill ka kërkuar që të miratohet Ligji për Lustracion të Figurave Publike në mënyrë që të mos ketë situata që tani janë dhe nëse autoritetet përgjegjëse nuk ndërmarrin masa ligjore, pasojat do të jenë të rënda kur as viktimat në njerëz nuk mund të përjashtohen.

 

“Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon hetime për kërcënime me jetë ndaj Hashim Thaçit , Shpend Ahmetit , Albin Kurtit dhe Naim Tërrnavës sikur edhe ndaj të gjithë atyre që kërcënohen për shkak të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lirë të mendimit nëse edhe nëse me atë mendim nuk pajtoheni”

“Nga të kërcënuarit , tre janë politikanë ndërsa vetëm njëri është udhëheqës fetar dhe dikush që është prapa këtyre kërcënimeve , duke i vënë në lojë studentët e Universitetit të Prishtinës dhe vet Universitetin , po e luan një lojë shumë të rrezikshme të përçarjes nëbaza fetare . Të drejtat dhe liritë fetare në Kosovë janë të rregulluara me ligj dhe askush nuk është i diskriminuar për shkak të përkatësisë fetare apo besimit”, thuhet më tej në reagim.