Koalicionet parazgjedhore kanë kohë edhe nesër për të vendosur

Koalicionet parazgjedhore kanë kohë edhe nesër për të vendosur

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se partitë politike kanë kohë deri nesër në mesnatë që të lidhin koalicione parazgjedhore.

Për shkak të kohës së shkurtë, partitë politike kanë intensifikuar takimet mes tyre, duke u munduar që të gjejnë gjuhë të përbashkët për të hyrë në zgjedhje.

Deri më tani është vetëm AAK dhe Nisma, të cilat kohë më parë kanë lidhur koalicion parazgjedhor.

Fushata parazgjedhore fillon më 31 maj, e cila do të zgjasë dhjetë ditë, kurse dita e zgjedhjeve është caktuar për 11 qershor nga presidenti i Kosovës./Insajderi.com